Denoncoi pastrimin e parave me ndërtimet, Mafia italiane ekzekuton inxhinierin

13 Mars 2024, 22:27 / BOTA ALFA PRESS

Denoncoi pastrimin e parave me ndërtimet, Mafia italiane ekzekuton
66-vjeçari Salvatore Coppola është inxhinieri i ndërtimit i cili denoncoi se si bëhej pastrimi i parave nga mafia në Napoli.

Mediat italiane raportojnë se 66-vjeçari Coppola është ekzekutuar nga “Camorra” në shenjë hakmarrjeje pasi kishte thyer kodin e heshtjes.

Sipas mediave 66-vjeçari fillimisht kishte qenë pjesë e grupit mafioz, por prej disa kohësh kishte ndërruar anë dhe ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ku shpjegonte me detaje se si mafia bënte pastrimin e parave përmes ndërtimit në Napoli.

Ai u ekzekutua me armë mbrëmjen e së martës në një parking makinash në zonën San Giovanni, Teduccio.

Edhe pse 66-vjeçari ishte marrë në mbrojtje nga policia, atij i është bërë pritë mbrëmjen e 12 marsit, ku është ekzekutuar.

Hetimet paraprake rezultuan se ky ishte një akt i pastër i “Camorras” si shenjë hakmarrjeje.

 

Po ndodh...

ide