U kap për mopagim taksash/ Dorëhiqet zv.kryeministrja e Britanisë së Madhe, Angela Rayner

5 Shtator 2025, 16:59 / BOTA ALFA PRESS

U kap për mopagim taksash/ Dorëhiqet zv.kryeministrja e Britanisë

Qeveria britanike e kryeministrit Keir Starmer është tronditur nga zhvillimet e fundit. Shkak është dorëheqja e zvendëskryeministres Angela Rayner, për shkak të mospagimit të mjaftueshëm të taksave për një apartament në Hove, në East Sussex.

Në këto rrethana, Starmer i është dashur të riorganizojë kabinetin e tij. Edhe kryetarja e Dhomës së Komunave, Lucy Powell, do largohet nga qeveria , ndërsa Ian Murray nuk është më sekretar i Skocisë.

Kjo vjen disa orë pasi Rayner dha dorëheqjen edhe si sekretare e strehimit dhe zëvendëskryetar i Partisë Laburiste.

Deputetja e Ashton-under-Lyne pranoi se kishte paguar më pak se ç’duhej taksën e pullës për apartamentin e saj prej 800,000 £.

Raporti i etikës zbulon se Rayner shkeli kodin ministror dhe “nuk i kushtoi vëmendje kujdesit” në këshillën ligjore që mori – në letrën e saj të dorëheqjes , ajo thotë se merr “përgjegjësi të plotë” për “gabimin”.

Keir Starmer i tha Rayner se është “shumë i trishtuar” që koha e saj në qeveri ka mbaruar, por ajo do të mbetet “një figurë e rëndësishme” në parti, informon BBC.

 

Po ndodh...