Eksportet e Kinës rriten ndjeshëm në qershor mes një “armëpushimi” tregtar me SHBA

Eksportet kineze janë rritur me 5.8% në muajin qershor krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve, teksa kompanitë shfrytëzuan një armëpushim të përkohshëm tarifash me Shtetet e Bashkuara për të dërguar mallra përpara një afati të ri në gusht për një marrëveshje më përfundimtare.
Të dhënat e forta tregtare të publikuara të hënën paraprijnë shifrat e PBB-së për tremujorin e dytë, të cilat gjithashtu pritet t’i buzëqeshin Pekinit, në një moment kur politikëbërësit përpiqen të stimulojnë ekonominë e brendshme dhe të navigojnë përmes tensioneve gjeopolitike.
Sipas Financial Times, eksportet në qershor tejkaluan si pritshmërinë prej 5% të sondazhit të Reuters, ashtu edhe rritjen 4.8% të majit. Importet u rritën me 1.1% në terma vjetorë, duke kthyer në rritje një tkurrje prej 3.4% muajin e kaluar.
Qeveria e presidentit Xi Jinping ka mbështetur fort eksportet si motor të rritjes së PBB-së në kushtet e një konsumi të brendshëm të dobët dhe një sektori të pasurive të paluajtshme ende në krizë. Analistët parashikojnë që këtë të martë Kina të raportojë një rritje tremujore prej 5.1%, pak mbi objektivin vjetor prej rreth 5%.
Ndërkohë, eksportet drejt SHBA-ve në gjysmën e parë të vitit ranë me 9.9% në terma të juanit, ndërsa importet nga SHBA ranë me 7.7%. Në të kundërt, eksportet drejt BE-së u rritën me 7.9%, edhe pse importet nga BE ranë me 4.8%.
Një takim mes presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentit Xi pritet javën e ardhshme në Pekin, me pritshmëri që BE të shprehë shqetësimet për devijimin e produkteve kineze drejt tregjeve të saj.
Eksportet drejt vendeve të ASEAN-it u rritën me 14.3% në gjysmën e parë të vitit, ndërsa drejt Rusisë ranë me 7.4%.
Yuhan Zhang, ekonomist pranë The Conference Board, tha për Financial Times se suficiti tregtar i Kinës është mbajtur nga eksportet e qëndrueshme dhe importet më të dobëta. Ai vuri në dukje rritjen e ndjeshme të eksporteve të robotëve si shenjë e strategjisë kineze për teknologji të avancuar dhe diversifikim të tregjeve.
“Tarifat dhe tensionet gjeopolitike ka gjasa të frenojnë rritjen deri në fund të 2025-ës, nëse nuk kompensohen nga stimuli i ri dhe zgjerimi gjeografik,” tha Zhang.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

