Elon Musk akuzon WhatsApp për abuzim të të dhënave të përdoruesve

Pronari i platformës X, Elon Musk, ka akuzuar WhatsApp për abuzim të të dhënave të përdoruesve, për të cilën kanë reaguar ashpër nga ky aplikacion.
“WhatsApp eksporton të dhënat e përdoruesve çdo natë”-shkroi Musk në platformën X, duke thënë se kjo është bërë për një vendosje më të mirë të reklamave.
Kjo shkaktoi një debat të nxehtë në rrjetet sociale dhe ka ardhur reagimi nga CEO i WhatsApp, Will Cathcart.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ne e marrim seriozisht sigurinë e përdoruesit dhe kjo është arsyeja pse të dhënat tuaja janë të koduara. Ne as nuk i marrim ato mesazhe dhe as nuk i eksportojmë ato gjatë natës”-iu përgjigj ai postimit të Musk.
Nuk është e qartë se çfarë prova ka Musk për këto pretendime, por eksperti i sigurisë kibernetike, Tommy Misk theksoi se WhatsApp nuk ndan mesazhe, por ndan disa të dhëna si vendndodhjen e përdoruesve, kontaktet ose aktivitetet në internet.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



