Elon Musk arrin pasuri rekord prej 440 miliardë dollarësh

Elon Musk arrin pasuri mbi 400 miliardë dollarë, një rekord botëror, duke përfituar nga Tesla dhe SpaceX.
Elon Musk, sipërmarrësi i teknologjisë së lartë dhe njeriu më i pasur në botë, ka arritur një pasuri prej mbi 400 miliardë dollarësh, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve Bloomberg. Ky është një rekord i paparë në historinë e ekonomisë globale.
Rritja e pasurisë së tij vjen si rezultat i fitores së Donald Trump-it në SHBA. Aksionet e prodhuesit të makinave elektrike Tesla, i cili drejtohet nga Musk, janë rritur me mbi 65% që nga fitorja zgjedhore e Donald Trump më 5 nëntor.
Sipas Bloomberg, në rritjen pasurisë gjigante ka luajtur rol edhe blerja aksionesh nga kompania hapësinore SpaceX, gjithashtu e drejtuar nga Musk. Bloomberg raportoi se pasuria e tij ka arritur në 440 miliardë dollarë (419,18 miliardë euro).
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


