Sulmet izraelite vranë 45 palestinezë, reagon OKB: Gaza ferr në tokë, ka raporte për viktima masive

27 Maj 2024, 14:31 / BOTA ALFA PRESS

Sulmet izraelite vranë 45 palestinezë, reagon OKB: Gaza ferr në

Të paktën 45 palestinezë janë vrarë në sulmin izraelit në një kamp në qytetin jugor të Rafah, ka thënë ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Mes të cilve të paktën 23 gra, fëmijë dhe të moshuar.

Ministria ka thënë gjithashtu se numri i përgjithshëm i njerëzve që janë konfirmuar të vdekur nga ofensiva ushtarake e Izraelit është rritur në të paktën 36,050, me 81,026 të plagosur.

Për sulmet ka reaguar dhe agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRËA

Informacionet që vijnë nga Rafah për sulme të mëtejshme ndaj familjeve që kërkojnë strehim janë të tmerrshme. Ka raporte për viktima masive, duke përfshirë fëmijë dhe gra në mesin e të vrarëve. Gaza është ferr në tokë. Imazhet nga mbrëmja e kaluar janë një tjetër dëshmi për këtë.”

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditën një kompleks të Hamasit në Rafah dhe se incidenti ishte nën shqyrtim.

 

Po ndodh...

ide