Çfarë po ndodh? Pas Turqisë dhe Tajvanit, tërmeti godet dhe Malin e Zi

Pas Turqisë dhe Tajvanit edhe Mali i Zi është goditur nga tërmeti.
Epiqendra ishte pranë Nikshicit, sic njoftoi Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe me një magnitudë prej 4.7 shkallësh të Rihterit.
Lëkundjet e tokës u regjistruan në orën 10:40. Disa persona kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë ndier luhatjet e tokës deri në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Zona përreth komunës së Nikshicit, qytetit të dytë më të madh në Mal të Zi që ndodhet në perëndim të shtetit, po ashtu u godit të martën në mbrëmje nga një tërmet i magnitudës 4.3.
Mali i Zi ishte po ashtu epiqendra e një tërmeti më të fortë 5.4 që tronditi disa vende të Ballkanit Perëndimor në mesin e muajit mars. Ato lëkundje u ndjenë deri në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



