FOTO/ Momenti kur Papa largohet nga spitali për në Vatikan, frymëmarrja e tij ndihmohet nga një tub oksigjeni në hundë
Papa Françesku lë shtratin e spitalit për tu kthyer në Vatikan. Siç ishte premtuar, ai fillimisht u shfaq në dritaren e spitalit Gemelli për një përshëndetje të shkurtër për besimtarët më pas u largua për t’u kthyer në Vatikan, pas 37 ditësh shtrimi në spital.
Ati i Shenjtë, shpjegoi ekipi mjekësor të shtunën, “asnjëherë nuk ishte intubuar, ai ishte gjithmonë vigjilent” edhe pse kishte “dy episode në të cilat jeta e tij ishte në rrezik”. Tani e presin dy muaj rikuperim.
Papa doli në ballkonin e Gemelli në një karrige me rrota, i veshur me rrobën e tij të bardhë papale. Zëri i tij dukej se ishte përmirësuar në krahasim me regjistrimin e parë dhe të vetëm të javëve të fundit, gjatë të cilit, në spanjisht, ai donte të falënderonte besimtarët për lutjet e tyre.
Me dorën e tij më pas skicoi një bekim duke bërë shenjën e kryqit.
Teksa u largua nga spitali ai mbante në hundë një tub oksigjeni për ta ndihmuar me frymëmarrjen.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
