Gazeta italiane, Il Foglio publikon botimin e parë në botë të krijuar tërësisht nga AI

18 Mars 2025, 15:56 / BOTA ALFA PRESS

Gazeta italiane, Il Foglio publikon botimin e parë në botë

22 artikuj, 3 editoriale, katër faqe gazetë, është kjo e përditshmja italiane "Il Foglio", e cila ka realizuar sot eksperimentin e parë unik në botë të një të përditshme mediatike e shkruar e tëra përmes sistemit të Inteligjencës artificiale.

Është gazeta e parë në botë e cila realizohet totalisht përmes IA me ttituj, analiza, citime, informacione, debate, përgjigje e diskutime në shërbim të komunikimit publik.
E gazetarët? Ata të vërtetët e inteligjencës humane e punës humane?
Janë kufzuar vetëm në hedhjen e pyetjeve, e as ata vetë nuk dinë produktin që inteligjenca artificiale do të prodhojë me përgjigjet e saj.

Por një gjë është e qartë nga spikerja televizive e cila ishte një buton i programuar të lexonte një skaletë apo një informacion realizuar nga humanët, sot është kaluar në një nivel tjetër: humanët, gazetarët, redaktorë, kryeeredaktorët janë komanda e Inteligjenca artificiale është zgjedhja, përgjigja, analiza, ndoshta dhe influencuesi i opinionit publik përmes faqeve të një gazete.

Nga teoria e IA është kaluar në praktikë, nga artificialja në natyralen? E sa natyrale ka brenda saj?

Gjatë vitit të fundit kanë qënë jo pak të përditshme botërore që kanë përdorur inteligjencën artificiale për të përmirësuar klikimet e tyre në portalen online, për të rritur ndërveprimin me publikun, për të perfeksionuar analizimin e të dhënave apo për të moderuar komentet online të lexuesve e luftuar informacinin fake e gjuhën e urrjetjes.

Fakt i tillë është agjensia Associated Press e cila përdor IA në përmbajtjen e materialeve multimediale, në modeifikimin e videove apo përshtatjen e tyre ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Agjensia Reuters gjithashtu ka informuar se përmes IA ka zhvilluar instrumente pune që e përmes analizimit të të dhënave e ndihmon në evidentimin e eventeve e ngjarjeve para se të bëhej lajme për të gjithë. Po ashtu Neë York Times ka deklaruar se përmes IA ka prodhuar algoritme që rrëfejnë espericën e lexuesve apo promovojnë artikuj e përfshirjen e publikut.

Por sot ka nisur një epokë e re, sa me vlerë apo e dobishme do të jetë publikun e lexuesin kjo mbetet për t'u parë. Fakt është se "Il Foglio" themeluar më 1996 sot është e para gazetë e realizuar me IA, do të dal dy herë në javë për një muaj rresht. Cdo ndodh më pas? Mbetet për t'u zbardhuar bashkë me jetën e përditshme, atë njerëszore me lexues human e gazetarë humanë.

Cmimi mbetet po ai i epokës së inteligjencës humane. (1 euro e 80 cent).

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128