Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në Berlin, 2 oficerë të plagosur

3 Janar 2025, 13:31 / BOTA ALFA PRESS

Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë
Edhe Gjermania duket se nuk po gjen paqe nga sulmet që dyshohet se kanë natyrë terroriste. Dy policë gjermanë u plagosën nga një shpërthim në Berlin mbrëmjen e djeshme (2 Janar).

Ngjarja ndodhi në murin rrethues të një ndërtese policie në lagjen Uittenau, në zonën veriore të kryeqytetit gjerman. “Rreth orës 20:20 ka ndodhur një incident i rëndë sigurie në nivelin e gardhit”, njoftoi policia në X.

Policia tha se 2 të plagosurit ishin pjesë e një patrulle “rutinë të sigurisë”, informon “La Repubblica”.

“Sipas hetimeve fillestare, një objekt ende i paidentifikuar ka shpërthyer, duke i shkaktuar lëndime të rënda fytyrës dhe syve të një oficeri – shpjegon i njëjti burim – dhe një oficer ka mbetur viktimë e traumës akustike”.

Të dy u trajtuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Po ndodh...

ide