Gjermania miraton eksporte armësh me vlerë 4 milionë euro për Izraelin

Nga ana tjetër, shitjet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë në Izrael ishin 161,1 milionë euro në vitin 2024.
Qeveria gjermane miratoi shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë prej 327 milionë eurosh për Izraelin në vitin 2023.
Në vitin 2023, shitjet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gjermanisë në Izrael u rritën 10-fish krahasuar me vitin 2022.
Në Gjermani, vendimi për eksportet e armëve bëhen me pjesëmarrjen e Ministrisë së Çështjeve Ekonomike dhe Mbrojtjes së Klimës, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Zyrës Federale për Çështje Ekonomike dhe Kontrollin e Eksportit (BAFA).
Në raste veçanërisht të ndjeshme, Këshilli Federal i Sigurisë, i cili përfshin kryeministrin dhe ministra të tjerë, mund të marrë vendimin. Ndërkaq, nuk jepet informacion për publikun lidhur me eksportet e armëve të Gjermanisë në Izrael nëpërmjet vendeve të treta.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



