Rasti Stormy Daniels/ Dënohet Donald Trump, gjykata jep vendimin për presidentin e zgjedhur të SHBA-ve
10 Janar 2025, 16:30 / BOTA

Donald Trump është dënuar në rastin e pagesave për Stormy Daniels, por nuk do të shkojë në burg. Këtë e tha gjykatësi Juan Merchan duke lexuar vendimin. Presidentit të zgjedhur nuk do t'i jepet as një gjobë. Megjithatë, dënimi njollos dosjen e tij penale, duke e bërë atë presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara me precedent penal.
Para dënimit të tij për fshehjen e pagesave të bëra për një aktore pornografike, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e quajti procesin penal ndaj tij një "turp për sistemin".
"Kjo u bë për të dëmtuar reputacionin tim në mënyrë që të humbja zgjedhjet, dhe padyshim që nuk funksionoi," tha ai. "Është një turp për sistemin."
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


