
Goditet grupi i drogës në Mestre/ 14 të arrestuar, sekuestrohen mbi 30 kg kokainë

Hetimi filloi në tetor 2021, pasi u raportuan aktivitete të trafikut të drogës në një vend publik në lagje. Operacioni, i ilustruar mëngjesin e sotëm në një konferencë për shtyp në Venecia nga kryeprokurori Bruno Cherchi, çoi në arrestimin e 14 personave, shqiptarë dhe italianë: 12 u dërguan në burg dhe 2 në arrest shtëpie.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan një lokal, një godinë, tokë, tre makina dhe tre armë, dy prej të cilave në dukje funksiononin; Gjatë hetimeve u sekuestruan edhe 30 kilogramë kokainë dhe 1.5 kilogram heroinë. Veprimtaritë hetimore u kryen “sipas diktateve klasike – saktësoi Cherchi – me përdorimin e instrumenteve teknologjike që disponojmë, në veçanti përgjimet”.
Për të rindërtuar episodet individuale dhe “kontekstin në të cilin vepronin shpërndarësit e drogës”, imazhet e regjistruara nga kamerat e zonës ishin thelbësore, përveç shërbimeve tradicionale të vëzhgimit të rrugëve.
Sekuestrimet, nënvizoi komisioneri i policisë së Venecias, Gaetano Bonaccorso, “filluan me hetimet e pasurisë ndaj të dyshuarve. Një nga subjektet, veçanërisht, ka shfaqur një disproporcion të qartë midis sasisë së parave dhe pasurive në pronësi dhe të ardhurave të deklaruara”.
Të arrestuarit janë nën hetim për veprën penale të trafikut të drogës. “Për momentin – saktësoi Çerçi – ende nuk është vlerësuar një lidhje e mundshme kriminale”.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128