Gruaja arratiset nga Koreja e Veriut dhe padit Kim Jong Un: Më burgosën, më rrahën dhe më përdhunuan

Një grua që iku nga Koreja e Veriut ka paditur Kim Jong-un dhe zyrtarë të tjerë për tortura dhe dhunë seksuale gjatë kohës së saj në burg.
Choi Min-kyung, e cila jeton në Korenë e Jugut prej më shumë se një dekade, kërkon dëmshpërblim për traumën dhe abuzimet që ka përjetuar. Ajo u riatdhesua me forcë katër herë nga Kina dhe gjatë burgosjes në vitin 2008 vuajti tortura fizike dhe psikologjike.
Në padinë e saj përmenden rrahje të rënda, dhunë seksuale dhe qëndrime çnjerëzore për orë të tëra. Kjo është hera e parë që një dezertuese nga Koreja e Veriut ngre padi penale dhe civile në gjykatat e Koresë së Jugut kundër regjimit veri-korean.
Avokatët e saj po e përdorin rastin edhe si bazë për paraqitje në OKB dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Padia vë në dukje përgjegjësinë direkt të Kim Jong-un për krimet e kryera nën udhëheqjen e tij. Edhe pse zbatimi i një vendimi është i pamundur, rasti ka rëndësi të madhe simbolike dhe ligjore.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Koherenca qesharake e opozitës!
Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat
Paradoksi i Kohës: A i dha Koha të drejtë Yuri Kim-it?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
