Hakmarrje kundër luftës/ Japonia shtrin embargon ndaj Rusisë, ndalon eksportin e qindra artikujve

Tokio po zgjeron listën e artikujve të ndaluar që të eksportohen në Rusi, duke përfshirë 164 artikuj shtesë, kryesisht për përdorim industrial, si bateritë litium-jon, shkarkimet e makinave ose vaji i motorit të makinave, njoftoi sot ministria e Tregtisë e Japonisë.
Këto shtesa zgjerojnë më tej listën e produkteve, eksporti i të cilave në Rusi është i ndaluar pas sanksioneve ndaj saj për shkak të luftës në Ukrainë. Gjithashtu përfshihen artikuj të tillë si termostate, makineri për përpunimin e drurit, produkte nitroceluloze etj. Ndalimi do të hyjë në fuqi të mërkurën, më 17 prill, tha ministria.
Ndërkohë, ndalimi i Rusisë për importet e diamanteve joindustriale, i cili u njoftua pas një takimi dixhital të liderëve të G7 me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në dhjetor, do të hyjë në fuqi më 10 maj, shtoi më tej Ministria Japoneze e Tregtisë.
-
-
-
Çfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?
5 Prill, 08:25
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



