Hyjnë në fuqi rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, detyrim pajisja me targa! Paralajmërohen gjoba deri në 400 euro

Nga dita e sotme, e shtunë 16 maj, të gjitha monopatinat elektrike që qarkullojnë në rrugët e Italisë do të duhet të pajisen me një targa identifikuese. Masa e re vjen pas një dekreti të Ministrisë së Infrastrukturës, të publikuar në Fletoren Zyrtare në muajin mars.
Sipas rregullave të reja, çdo monopatin elektrike do të ketë një shenjë identifikuese ngjitëse, të plastifikuar dhe të pandashme, e cila prodhohet nga Instituti Poligrafik dhe Monedhave të Shtetit.
Qëllimi i këtij vendimi është rritja e sigurisë, parandalimi i vjedhjeve dhe përdorimeve të paligjshme, si dhe vendosja e një sistemi unik identifikimi për çdo mjet, shkruajnë mediat italiane.
Dekreti parashikon gjithashtu krijimin e një platforme kombëtare online, e cila do të menaxhohet nga Qendra e Përpunimit të të Dhënave të Motorizimit. Kjo platformë do të shërbejë si i vetmi kanal për të gjitha procedurat që lidhen me monopatinat elektrike, përfshirë kërkesën dhe lëshimin e targës, rinovimin, çregjistrimin, si dhe raportimin e vjedhjes apo humbjes së mjetit.
Për të aksesuar shërbimin, qytetarët duhet të përdorin SPID të nivelit të dytë ose Kartën e Identitetit Elektronik (CIE). Procesi përfshin plotësimin e të dhënave personale, zgjedhjen e pikës së tërheqjes, pagesën përmes sistemit PagoPA dhe më pas tërheqjen fizike të targës në zyrën përkatëse.
Për të miturit mbi 14 vjeç, kërkesa duhet të bëhet nga prindi ose kujdestari ligjor.
Kostoja e përgjithshme e targës është 8,66 euro, që përfshin prodhimin, TVSH-në dhe kontributin për sigurinë rrugore, ndërsa me taksën e pullës dhe tarifat e motorizimit shuma totale arrin rreth 33 euro.
Ndërkohë, autoritetet paralajmërojnë edhe masa ndëshkuese për shkelësit. Qarkullimi pa targë do të dënohet me gjobë administrative nga 100 deri në 400 euro, me mundësi uljeje nëse pagesa kryhet brenda pesë ditëve.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128