"Doktor dhe sa metra kanë mbetur nga kilometri i fundit?"/ Berisha: Të falenderoj për pyetjen, ky është i fundit!

16 Maj 2026, 13:14 / POLITIKË ALFA PRESS
"Doktor dhe sa metra kanë mbetur nga kilometri i fundit?"/

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në FB, Sali Berisha, ka marrë edhe një pyetje me doza të forta tallje nga një qytetar me emrin Liman Lama, i cili kërkon që të dijë se "edhe sa metra kanë mbetur nga kilometri i fundit". Berisha në të vetën, pasi e falenderon Limanin për pyetje, thotë sërish që ky është kilometri i fundit dhe tani ne duhet të fitojmë përfundimisht betejën për votën e lirë.

Liman Lama: Përshëndetje Doktor, a mund të na thoni se sa metra ka kilometri i fundit se nuk paska të sosur?

Sali Berisha: Të falënderoj miku im dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj në këtë shpjegim të shkurtër.

E nisëm në shtator të vitit 2021 në një kohë kur projekti ishte Shqipëria pa opozitë ose projekti ishte Shqipëria me fasadë opozitë.

Besoj se është e qartë.

Dhe së bashku u ngritëm me guxim, u ngritëm me vendosmëri për një ideal themelor, për të mbrojtur pluralizmin e vërtetë.

Besoj se e realizuam këtë.

Së dyti, ecëm. Na e mbajtën selinë, na e morën vulën. Na përjashtuan nga lista e votimit. Janë këto të vërteta apo jo? Janë të vërteta.

Çfarë ndodhi? 500 mijë shqiptarë votuan për ne.

Edi Rama, pasi e pa që nuk kontrollon më opozitën, gjeti si rrugë, rrugën e etërve të tij. Vuri në arrest kryetarin e partisë opozitare kryesore, në arrest kryetarin e partisë së dytë opozitare, në ndjekje penale kreun e partisë së tretë opozitare.

Në praktikë, totalisht staliniste.

Po a na mposhti dot?

Jo, nuk arriti kurrë të na mposhtë.

Me ndërhyrje të stërfuqishme u përça grupi parlamentar. U bashkuam në kundërshtim me të gjitha ndërhyrjet. Rikthyem logon, morëm pjesë në zgjedhjet lokale. Janë të gjitha kilometra këto.

I dhunoi nen për nen. Mbrojtëm votën. Librin e zi.

A nuk ishim ne tre ose katër vite më parë forca më e izoluar në Evropë në mënyrën më të pamerituar?

Ne po luftonim mafien ndërkombëtare, mafien shqiptare, ne po luftonim për pluralizmin e vërtetë.

Por ne ia dolëm dhe sot janë tetë rezoluta ndërkombëtare që damkosin Edi Ramën, damkosin farsën elektorale, damkosin persekutimin politik të Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, të liderëve të opozitës.

A nuk janë këto kilometra që i bëmë bashkërisht? A nuk është ky një udhëtim epik i dashur mik në përballje me regjimin më të korruptuar në Evropë dhe narkoshtetit të parë dhe të vetëm?

Po. Pse kilometri i fundit?

Sepse të gjitha këto kilometra ne i bëmë me sukses. Në secilin prej këtyre kilometrave ne mund të mbeteshim.

Unë do ndalem vetëm në një moment. Mbrojtja e votës është një nga gjërat më të vështira sepse prirja është që qarjet e opozitës të merrem me kujdes.

Qeveria ka lobingje të jashtëzakonshme, por kur e realizuam ne mbrojtjen e votës?

E realizuam në zgjedhjet lokale. Me librin e zi ne bëmë që në rezolutat e miratuar në Uashington, në Maltë dhe Valencia, procesi zgjedhor në Shqipëri të damkosej si farsë.

A mund të realizoje ti objektivin në kushtet e një farse?

Jo, opozita nuk fiton farsa.

Pra, ne i bëmë këto kilometra si opozitë e pamposhtur dhe e vërtetë.

Pse kilometri i fundit?

Po, tani nuk na thotë kush do mbroni apo jo votën se ne e kemi mbrojtur votën.

Tani nuk na thotë kush që nuk keni alternativë kur ne kemi programin më të shkëlqyer që nuk e ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Tani nuk na thotë kush që jeni të izoluar në një kohë kur kemi mbështetjen më të madhe.

Por, e kemi bulevard tani?

Jo, nuk e kemi bulevard. Dhe diktatura me votë nuk ikën.

Cili është atëherë objektivi?

Objektivi është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike.

A janë hedhur bazat për këtë kërkesë?

Po. Janë disa rezoluta, edhe e fundit që u miratua në Zagreb që insiston për qeveri teknike.

Por në mënyrë të veçantë damkosja e zgjedhjeve si një proces ku u shua linja midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake fakton se me këtë regjim nuk ka zgjedhje dhe duhet një qeveri teknike, një qeveri për të bërë zgjedhje.

Dhe këtë e kemi në dorë ne, kjo është në dorën tonë si opozitë, të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në realizimin e objektivit.

Ky është kilometri i fundit. I lamë të gjitha mbrapa.

Kaluam një kalvar sa asnjë forcë tjetër politike, por fituam.

Tani ne duhet të fitojmë përfundimisht betejën për votën e lirë.

Kështu që kërkoj mirëkuptim.

Nuk është kilometër i lehtë ky, jo, e kam thënë dhe e them, por është vendimtar.

Dhe ne që bëmë të gjithë ato kilometrat e tjera, ne këtë do ta bëjmë dhe do fitojmë.

Po ndodh...