Protesta kundër qeverisë së aleatit të Berishës dhe Metës/ Jorida Tabaku fshin postimin në mbështetje të studentëve shqiptar në Shkup!

16 Maj 2026, 12:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta kundër qeverisë së aleatit të Berishës dhe

Më 18 maj është njoftuar një protestë tjetër e madhe në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, e organizuar nga studentët shqiptarë.

Këta të fundit të mbështetur nga gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë po përplasen me qeverinë e Mickoskit, e cila nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë i pengon studentët shqiptarë të drejtësisë ti japin provimet në gjuhën e tyre amtare, ashtu siç edhe jua mundëson kushtetuta pas marrëveshjes së Ohrit.

Protesta e rradhës së 18 majit është përkrahur edhe nga forca dhe politikanë të shumtë në Kosovë dhe Shqipëri, si Vjosa Osmani, Pandeli Majko etj.

Në këtë vlagë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është bashkuar kësaj kauze tashmë kombëtare.

Ajo ka shpërndar në faqen e saj në FB posterin e protestës së 18 majit dhe ka shkruar: Ka momente në histori kur një popull nuk kërkon privilegje. Nuk kërkon favore. Kërkon vetëm të drejtën për të qenë vetvetja. Por ky postim dhe përkrahje për të drejtën e gjuhës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duket se e ka futur Tabakun në telashe me Liderin suprem të saj dhe partisë, Sali Berishën.

Burime të Alfapress.al pranë PD kanë mësuar se Tabaku jo vetëm është kritikuar për këtë qëndrim pro të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe i është kërkuar në mënyrë ultimative që ta fshijë.

Dhe Jorida Tabaku "parimorja" pa një pa dy, e ka fshirë!

Protesta kundër qeverisë së aleatit të Berishës dhe

Mbështetja politike nga Shqipëria për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe partinë e tij VMRO-DPMNE, të cilët po e çojnë çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut dekada prapa, duke tentuar tu heqin edhe të drejtën e gjuhës të fituar me luftë dhe marrëveshje ndërkombëtare, (Ohri dhe Ligji për Gjuhët), vjen nga kreu i PD Sali Berisha dhe aleati i tij, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

​Sali Berisha dhe Mickoski kanë një marrëdhënie të hershme dhe të ngushtë bashkëpunimi. Ata kanë zhvilluar takime të shpeshta bilaterale nëpër kongrese ndërkombëtare. Berisha e ka mbështetur publikisht Mickoskin, duke vlerësuar linjën e tij politike, ndërsa Mickoski nga ana e tij ka ofruar ekspertizë elektorale dhe mbështetje për PD-në e drejtuar nga Berisha.

Ndërsa Ilir Meta ka një marrëdhënie gati vllazërove me kryeministrin me tendenca të forta anti-shqiptare, Mickoski. Meta dhe Mickoski kanë zhvilluar disa takime përgjatë viteve, si në Shkup ashtu edhe në Tiranë./Alfapress.al

 

Po ndodh...