Shpërndante kokainë me motoçikletë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali! Drogën e kishte fshehur në karikuesin e telefonit

16 Maj 2026, 13:37 / BOTA ALFA PRESS

Shpërndante kokainë me motoçikletë, arrestohet

Policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se shpërndante narkotike në qytetin e Cesenës.

Sipas autoriteteve, oficerët kishin marrë informacione për një motoçiklist që shpërndante drogë. Pas ndjekjes së rastit, policia ndaloi dhe mori në pyetje të riun shqiptar.

Gjatë kontrollit fizik, efektivët gjetën 32 doza kokaine, me një peshë totale prej rreth 17 gramësh. Lënda narkotike ishte fshehur me kujdes brenda një karikuesi telefoni celular, ku ishte hequr qarku elektrik për të krijuar një ndarje sekrete.

Po ashtu, 23-vjeçarit iu gjetën rreth 1 mijë euro cash në portofol, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm. Policia sekuestroi si lëndën narkotike, ashtu edhe shumën e parave.

Policia arrestuan të riun dhe e mbajtën në qelitë e paraburgimit në pritje të seancës gjyqësore.

Një ditë më parë, Gjykata e Forlit konfirmoi arrestimin, duke pranuar kërkesën për marrëveshje mbi dënimin, e dënoi 23-vjeçarin me dy vite burg.

Po ndodh...