Harta e Shqipërisë sipas PD/ Propozimet e demokratëve për ndarjen e re Administrative të vendit

16 Maj 2026, 12:42 / POLITIKË ALFA PRESS
Harta e Shqipërisë sipas PD/ Propozimet e demokratëve për

qipNdërsa komisioni i posaçëm për reformën territoriale vijon konsultimet, Partia Demokratike kundërshton skenarët për reduktimin e numrit të bashkive, duke kërkuar më shumë njësi vendore dhe më shumë kompetenca për pushtetin lokal. Eksperti demokrat Dorian Teliti e cilësoi të gabuar idenë se më pak bashki sjellin automatikisht më shumë eficiencë apo fonde nga Bashkimi Europian.

Prej muajit mars, kur opozita u rikthye në komisionin e reformës territoriale ps e pd kanë zbritur në dëgjesa në qarqe, por edhe në sallat parlamentare

Opozita ka ngritur shqetësimin se e majta kërkon më pak se 61 bashki ccka e konsiderojnë të papranueshme. Megjithatë edhe vetë ekspertët e selisë blu pranojnë se me ndarjen aktuale ka probleme me shërbime

Por në vend të reduktimit në numra, Dorian teliti kërkon që pushtetit vendor ti jepen më shumë kompetenca

Madje parimi shton ai duhet që të ketë më shumë njësi për të qenë më pranë qytetarëve

Të padrejtë e konsiderun dhe argumentin e së majtës se konsolidimi në numra do sjellë më shumë kapacitete për thithjen e fondeve nga be, e për këtë ai jep shembuj

Mandati i komisionit të reformës territoriale është parashikuar muaji korrik, kur do të shihet nëse palët do të kenë konsensus apo dhe nëse afati do të shtyhet

Teliti : Në konsultimet publike të zhvilluar në katër qarqe është rënë dakort se ndarja aktuale territoriale ne 61 bashki nuk ka funksionuar, ajo që ka mbizotruar kanë qënë problematikat e qytetarëve, grupet e interesit dhe ato të biznesit, të cilët kanë konstatuar edhe me prova faktin e mungesës së pushtetit vendor për tu ardhur në ndihmë sic e kërkon kushtetuta dhe legjislacioni shqiptar, ajo që është propozuar është nuk është vetëm shtimi i numrit të bashkive por njëkohësisht rritja e kompetencave dhe aftësia e pushtetit vendor për ti ushtruar këto kompetenca për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, pasi në këto 12 vitet e fundit është vënë re se marrja përsipër e funksionevepërsipër nga ana e pushtetit vendor nuk janë ezauruar, prandaj edhe në diskutimin tonë nuk ka qënë fokusi do ulim apo do rrisim numrin është rezultati që do dali në varësi të diskutimeve që ne po bëjmë me qytetarët, pra ajo që ne po bëjmë është që bashkit pavarsishtë madhësis së tyre të vogla apo të mëdha kanë treguar shpesh herë paaftësi për tju shërbyer qytetarëve që e bën edhe më sfiduese punën tonë, dhe e gjitha kjo duheet të ketë vetëm një funksion shërbimin ndaj qytearit dhe komunitetit.

Reforma do ndikoj në thithjen e fondeve të BE?

Teliti : fondet e BE aty janë, kanë qënë janë dhe aty do të jenë, varet gjithmonë nga aftësitë e strukturave për ti përthithur ato, që nga hartimi i konceptimit të projekteve, mënyra për të bindur palën tjetër që ne jemi të aftë për ti menaxhuar ato, dhe deri te pjesa e zbatimit, historia ka treguar që edhe bashkitë e mëdha nuk është se kanë pasur aftësi të mësdha përthithëse por edhe ato pak fonde që kanë përthithur kur ka ardhur momenti i zbatimit kanë caluar, pra kemi të bëjmë me një debat kopetencash jo madhësi bashkie, por një debat  resursesh të cilat shqipëria i ka por dhet thjesht zbatimi, implementimi vënia e tyre në eficencë në mënyrë që ne të marim produktin më të mirë të mundshëm, është cështje vullneti politik, nëse vullneti politik i drejtimit të një bashkie e ka mendjen për ti shërbyer qytetarit mënyrat i gjen, nëse e ka mendjen për përfitime përsonale absolutisht interesin e qytetarëve nuk e shohin në përgjigje.

A do dalin partit politike të dalin nga kalikulimi polititk i votave?

Teliti: Një gjë është e sigurt opozita nuk po bënë kalikulim votash por kalikulim të interesave qytetare, pala tjetër pastaj mund të përgjigjet vetë për këtë, prandaj nuk po diskutojm e madhe apo e vogël por se si ka qënë ekspperienca e 61 bashkive gjatë 3 mandateve të fundit, të gjejm ku ka caluar gjëja dhe ku mund të përmirësohemi dhe të meren masa, fakti që deri më sot kërkohen në mas nga qytetarët zvogëlimi i hapsirës që ka një bashki për ta bërë qytetarin më afër pushteti vendor është një relitet të cilët kanë shprehur në cdo qark që ne kemi qënë realitet i pamohueshëm.

Bashkitë qëndër eksperte dhe ato më të vogla me shërbime më të reduktuara?

Teliti: Gjithcka është e hapur për diskutim, është e vërtet që mund të ketë bashki që mund të kenë kapacitete më shumë se disa të tjera, jemi të hapur për cdo diskutim që i vlen qytetarit dhe është e vërtet që disa bashki që janë qëndër qarku kanë më shumë kopetenca, ama duhet të kemi dicka të qartë kjoo nuk do të jetë reform thjesht administrative territoriale do të jetë reform për njeriun, nësse ne vendosim njeriun në qëndër dhe rrotullohemi rreth interesave të tij për ti shërbyer ju siguroj që mund ta gjejm mesin e artë që të ndërrmarin një iniciatic një reform të miratuar nga të gjitha palët për ti ardhur në shërbim njeriut ky është edhe objektivi jonë si parti demokratike dhe si opozitë objektivi i palës tjetër mund ta thonë më qartë përfaqësuesit e palës tjetër.

Po ndodh...