Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, epiqendra dhe magnituda

25 Janar 2024, 15:13 / BOTA ALFA PRESS

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, epiqendra dhe magnituda

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 është regjistruar pasditen e sotme, në provincën Malatya në Turqinë lindore. Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD) .

Tërmeti ka ndodhur në thellësinë fokale 13.93 km, si pasojë e të cilit është ndjerë edhe në prefekturat fqinje. Banorët të shqetësuar kanë dalë në rrugë por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Si pasojë e tërmetit janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

 

Po ndodh...