Sulmi i SHBA në qendrën e emigrantëve në Jemen, rebelët Houthi: Rreth 70 persona humbën jetën

Të paktën 68 persona janë vrarë në një sulm ajror amerikan në një qendër ndalimi për emigrantët afrikanë në Jemenin veriperëndimor të kontrolluar nga Houthi.
Mediat raportojnë se 47 persona u plagosën, shumica e tyre në gjendje kritike, kur qendra në provincën Saada u bombardua. Ndërsa në pamjet e shpërndara në rrjet tregonin trupa të shumtë të mbuluar në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar.
Sulmi erdhi disa orë pasi Komanda Qendrore e SHBA njoftoi se forcat e saj kishin goditur më shumë se 800 objektiva që kur Presidenti Donald Trump urdhëroi një intensifikim të fushatës ajrore kundër Houthis më 15 mars.
Në fillim të këtij muaji, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se një seri sulmesh ajrore amerikane në terminalin e naftës Ras Isa në bregun e Detit të Kuq vranë të paktën 74 njerëz dhe plagosën 171 të tjerë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

