Sulmi në Suedi/ Dushi: Autori dyshohet me probleme mendore, bënte jetë të vetmuar

6 Shkurt 2025, 09:53 / BOTA ALFA PRESS

Sulmi në Suedi/ Dushi: Autori dyshohet me probleme mendore, bënte

Gazetari, Ervin Dushi në një intervistë në Ora News u shpreh se nga sulmi në Suedi janë deri tani 11 viktima.

Dushi shtoi se autori dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor dhe se ka qenë i vetmuar.

Dushi: Numri i viktimave deri në këtë moment është 10.

I njëmbëdhjeti është vetë agresori.

Me gjithë agresorin janë 11 viktima, i cili është vetëvrarë.

Kur ka parë që policia ka mbërritur në vendgjarje dhe është rrethuar nga policia, ka lëshuar një nga ato granatat gazlotjsellëse dhe është vetëvrarë.

6 janë të plagosur ku tre prej tyre janë në një gjendje shumë serioze.

Për momentin flitet se bëhet fjalë për një djalë me probleme psikologjike, por nuk është se është zbardhur ndonjë motiv akoma.

Por ajo që dihet është se autori jetën e ka bërë shumë të vetmuar.

 

 

Po ndodh...