
I vunë flakën rezidencës, evakuohet së bashku me familjen, guvernatori i Pensilvanisë

Policia tha të dielën se oficerët evakuuan guvernatorin Josh Shapiro dhe familjen e tij nga rezidenca e guvernatorit, pasi dikush i vuri flakën ndërtesës.
Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar dhe zjarri është shuar.
Zjarri shpërtheu gjatë natës në natën e parë të festës hebraike të Pashkës, të cilën Shapiro dhe familja e tij e kishin festuar në rezidencën zyrtare të guvernatorit në kryeqytetin e shtetit Harrisburg.
Policia e Shtetit të Pensilvanisë tha në një deklaratë se, ndërsa hetimi ishte në vazhdim, ata ishin "të përgatitur për të thënë në këtë kohë, se ky ishte një akt zjarrvënie".
Policia nuk dha detaje të tjera për shkakun.
Në një deklaratë, Shapiro, i parë si një pretendent i mundshëm i Shtëpisë së Bardhë për Partinë Demokratike më 2028, tha se ai dhe familja e tij u zgjuan rreth orës 2 të mëngjesit nga përplasjet në derë nga Policia e Shtetit të Pensilvanisë, pasi shpërtheu zjarri.
Byroja e Zjarrit në Harrisburg u thirr në banesë dhe, ndërsa ata po punonin për të shuar zjarrin, policia evakuoi Shapiron dhe familjen e tij nga banesa në mënyrë të sigurt, tha guvernatori.
“Falë Zotit që askush nuk u lëndua dhe zjarri u shua”, tha Shapiro në një deklaratë.
Policia e Shtetit po kryen hetimet. Agjencia ofroi një shpërblim deri në 10,000 dollarë për informacion që çonte në një arrestim dhe denim të autorit/ëve.
ide

“Shqiptarë të Panjohur” dhe një tjetër rrëfim i Ben Blushit!


Të gjitha “fajet” i ka Basha!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128