Kanadaja thirrje palëve të përfshira të gjejnë zgjidhje diplomatike pas sulmit të SHBA-ve ndaj Iranit

22 Qershor 2025, 18:36 / BOTA ALFA PRESS

Kanadaja thirrje palëve të përfshira të gjejnë zgjidhje

Kryeministri kanadez Mark Carney u bëri thirrje sot palëve të përfshira të kthehen në tryezën e negociatave dhe të arrijnë një zgjidhje diplomatike pas sulmit të SHBA-së ndaj objekteve kryesore bërthamore të Iranit.

Pas sulmeve të mbrëmshme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se kishte “shkatërruar” objektet kryesore bërthamore të Iranit.

“Ndërsa veprimi ushtarak i SHBA-së mbrëmë ishte hartuar për të zbutur këtë kërcënim, situata në Lindjen e Mesme mbetet jashtëzakonisht e paqëndrueshme”, tha Carney.

“Kanadaja u bën thirrje palëve që të kthehen menjëherë në tryezën e negociatave dhe të arrijnë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha kryeministri kanadez.

 

Po ndodh...

ide