Kaos në aeroportet e veriut të Italisë! Problemet në Milano, Malpensa paralizojnë fluturimet

29 Qershor 2025, 09:00 / BOTA ALFA PRESS

Kaos në aeroportet e veriut të Italisë! Problemet në Milano,

Qindra avionë janë bllokuar në tokë dhe mijëra pasagjerë kanë mbetur në pritje në aeroportet e veriut të Italisë, pas një problemi teknik në kullën e kontrollit të aeroportit të Milanos, Malpensa.

Defekti ka shkaktuar anulime dhe vonesa të shumta në fluturime, jo vetëm në Milano, por edhe në aeroporte të tjera si Torino dhe Genova.

Mes udhëtarëve të prekur nga situata ka edhe shumë turistë. Autoritetet po punojnë për normalizimin e trafikut ajror në zonë.

 

Po ndodh...