
Konfiskimi i tokave/ SHBA kërcënon shkurtimin e fondeve për Afrikën e Jugut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do të shkurtojë të gjitha fondet e ardhshme për Afrikën e Jugut, pasi ajo po konfiskon toka dhe po trajton shumë keq klasa të caktuara njerëzish.
Muajin e kaluar, Presidenti Cyril Ramaphosa nënshkroi në ligj një projektligj që lejon sekuestrimin e tokës pa kompensim në rrethana të caktuara.
Pronësia e tokës ka qenë prej kohësh një çështje e diskutueshme në Afrikën e Jugut, me shumicën e tokave bujqësore private në pronësi të njerëzve të bardhë, 30 vjet pas përfundimit të sistemit racist të aparteidit.
Ka pasur thirrje të vazhdueshme që qeveria të adresojë reformën e tokës, dhe të merret me padrejtësitë e së kaluarës të ndarjes racore.
“Afrika e Jugut është një demokraci kushtetuese që është e rrënjosur thellë në sundimin e ligjit, drejtësinë dhe barazinë. Qeveria e Afrikës së Jugut nuk ka konfiskuar asnjë tokë”, u përgjigj Ramaphosa në një deklaratë në X.
Të dielën, edhe Trump shkroi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social : “Unë do të ndërpres të gjitha fondet e ardhshme për Afrikën e Jugut derisa të përfundojë një hetim i plotë i kësaj situate!”.
Presidenti i Afrikës së Jugut theksoi se qeveria nuk kishte konfiskuar asnjë tokë.
Megjithatë, disa kritikë kanë shprehur frikën se ligji mund të ketë pasoja katastrofike si në Zimbabve, ku konfiskimet e tokës shkatërruan ekonominë dhe trembën investitorët.
Presidenti amerikan goditi gjithashtu Afrikën e Jugut gjatë mandatit të tij të parë si president i SHBA, duke i kërkuar sekretarit të Shtetit Mike Pompeo që të studionte “konfiskimet dhe shpronësimet e fermave të vendit dhe vrasjen në shkallë të gjerë të fermerëve.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128