Kryeministrja e Danimarkës i përgjigjet Donald Trump: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka përsëritur të martën se Grenlanda “nuk është në shitje”, si përgjigje ndaj pretendimeve të Donald Trump.
Deklarata e saj vjen në ditën kur Donald Trump Jr., po viziton territorin danez, duke nxitur sugjerimet se SHBA-ja mund të marrë kontrollin e saj.
Ndonëse Frederiksen ka folur për një bashkëpunimin shumë të ngushtë të Danimarkës me SHBA-në, ajo ka këmbëngulur se “është vetëm Grenlanda ajo që mund të vendosë dhe të përcaktojë të ardhmen e Grenlandës”.
Djali i madh i presidentit të zgjedhur, Donald Trump po qëndron në Grenlandë për një vizitë private, gjë që ka rritur spekulimet se administrata e ardhshme e SHBA-së mund të kërkojë të marrë kontrollin e territorit danez të pasur me minerale, që është shtëpia e një baze të madhe ushtarake amerikane.
Presidenti i zgjedhur amerikan së fundmi ka rikthyer në qendër të vëmendjes interesin e tij për të përvetësuar territorin e gjerë Arktik që është pjesë e Danimarkës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

