Kush është pengu ruso-izraelit i liruar nga Hamasi me kërkesë të Putinit

26 Nëntor 2023, 21:50 / BOTA ALFA PRESS

Kush është pengu ruso-izraelit i liruar nga Hamasi me

Nëntë fëmijë, katër gra dhe një izraelit rus janë 14 pengjet izraelitë  të mbajtur nga Hamasi që u liruan të dielën, më 26 nëntor.

Historitë e tyre se kush janë ata u bënë të njohura sipas rrëfimeve të të afërmve të tyre për AFP, informacione nga mediat izraelite dhe Forumi i Familjeve të Pengjeve.

Gjithsej 63 nga rreth 240 pengjet e mbajtura në Gaza pas rrëmbimit të tyre më 7 tetor janë liruar. 

Prej tyre, 39 u liruan si pjesë e një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi që parashikon lirimin e 50 grave dhe fëmijëve në këmbim të lirimit të 150 të burgosurve palestinezë.

Lirimi i ruso-izraelit , i cili nuk ishte parashikuar në marrëveshje, është një gjest i vullnetit të mirë nga Hamasi për presidentin rus Vladimir Putin.

Ron Crivoy, 25 vjeç ishte një inxhinier zëri në festivalin muzikor Nova. Fillimisht ai arriti të arratisej, pasi u fsheh në një kanal, sipas motrës së tij, Iulia. Por në mesditën e 7 tetorit, kur ajo e telefonoi, një zë iu përgjigj në arabisht.

Ron është më i vogli nga tre vëllezërit. Ai ka lindur në Izrael dhe babai i tij tha për shtypin vendas se ai tashmë e ka mashtruar vdekjen tre herë: një herë kur ra në kanal dhe dy herë në aksidente automobilistike.

 

Po ndodh...