Le Pen ironizon presidentin francez: Macron nuk njeh Palestinën, por Hamastanin!

22 Shtator 2025, 16:20 / BOTA ALFA PRESS

Le Pen ironizon presidentin francez: Macron nuk njeh Palestinën, por

“Emmanuel Macron sot njeh ‘Hamastanin’, jo Palestinën. Ky është një gabim jashtëzakonisht serioz, veçanërisht krahasuar me ato kombe që luftojnë kundër terrorizmit islamik”.

Kështu shkruan Marine Le Pen, anëtare e Rassemblement National (RN) dhe drejtuese e forcës së ekstremit të djathtë në Francë, në një mesazh të publikuar në X.

Kjo ishte edhe përgjigja që Le Pen i dha presidentit francez Emanuel Macron me deklaratën e tij për njohjen e shtetit të Palestinës, informon “La Repubblica”.

Në postimin e saj, ajo bashkëngjiti edhe një fragment nga një intervistë me video në “Bfm TV”, ku ritheksonte gabimin e rëndë të Macron.

Franca u bë një nga shtetet që njohu Palestinën dhe kjo ka sjellë reagime të forta.

Po ndodh...

ide