Marko Rubio: SHBA nuk duan një Evropë të varur apo të nënshtruar, por një partnere të fortë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë një Evropë “të varur” apo “të nënshtruar”, por një partnere të fortë dhe të barabartë, një ditë pas fjalimit të tij në Munich Security Conference.
Gjatë një konference për shtyp në Bratislavë, në krah të kryeministrit sllovak Robert Fico, Rubio theksoi: “Nuk duam që Evropa të jetë e varur dhe nuk kërkojmë që ajo të jetë e nënshtruar ndaj Shteteve të Bashkuara. Ne duam një partner”.
Ai nënvizoi se është në interesin strategjik të SHBA-ve të kenë “një Evropë të fortë”, në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike po kalojnë një periudhë tensioni dhe pasigurie.
Në fjalimin e mbajtur të shtunën në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Rubio u bëri thirrje vendeve evropiane të rreshtohen pas vizionit të presidentit Donald Trump për rendin global dhe të mbrojnë, sipas tij, qytetërimin perëndimor, që ai e konsideron të kërcënuar nga migracioni masiv dhe rënia kulturore e industriale.
Megjithatë, ai theksoi se Uashingtoni synon rinovimin e lidhjeve me një Evropë “të fortë”.
Rubio mbërriti sot në Sllovaki për një vizitë disaorëshe, përpara se të udhëtojë drejt Budapestit, në Hungari – dy vende të Evropës Qendrore të drejtuara nga aleatë të afërt të Trump.
Gjatë konferencës për shtyp, ai shtoi se presidenti Trump dëshiron forcimin e marrëdhënieve me vendet e Evropës Qendrore, duke i konsideruar ato partnerë kyç në arkitekturën e re të sigurisë euroatlantike.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128