Marrëveshja për mineralet/ Kievi njofton: Ukraina dhe SHBA-ja me progres substancial, pritet të nënshkruhet një memorandum

17 Prill 2025, 00:03 / BOTA ALFA PRESS

Marrëveshja për mineralet/ Kievi njofton: Ukraina dhe SHBA-ja me

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë bërë “progres substancial” në bisedimet rreth marrëveshjes për mineralet dhe pritet të nënshkruajnë një memorandum në të ardhmen e afërt, ka deklaruar të mërkurën zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

“Ekipet tona teknike kanë punuar pa pushim për marrëveshjen dhe ka pasur progres të jashtëzakonshëm. Stafi ynë ligjor ka rregulluar disa elemente brenda draftit të marrëveshjes”, ka shkruar Svyrydenko në rrjetin social X.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po synon një marrëveshje dypalëshe me Ukrainën për mineralet e rralla si pjesë e përpjekjes së tij për t’i dhënë fund luftës.

Ai gjithashtu e sheh marrëveshjen si mënyrë, e cila sipas tij, do t’i rikthej SHBA-së miliarda dollarët e shpenzuara në ndihmë ushtarake për Kievin, transmeton Reuters.

 

Po ndodh...

ide