Marrëveshja tregtare BE-SHBA, Macron: Duhet të dakortësohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe me tarifat më të ulëta

3 Korrik 2025, 20:57 / BOTA ALFA PRESS

Marrëveshja tregtare BE-SHBA, Macron: Duhet të dakortësohet sa
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, me tarifa sa më të ulëta të mundshme.

“Për mua, një marrëveshje e mirë është ajo që arrihet sa më shpejt, me tarifat më të ulëta të mundshme, që të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme,” deklaroi Macron të enjten, vetëm gjashtë ditë para afatit të vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në një zhvillim paralel, Macron kërcënoi Iranin me kundërmasa nëse nuk tërheq akuzat ndaj dy qytetarëve francezë të ndaluar në burgjet iraniane.

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) raportoi të mërkurën se Cécile Kohler dhe partneri i saj Jacques Paris janë zyrtarisht nën akuzë për spiunazh në favor të shërbimit izraelit të inteligjencës, Mossad.

Parisi zyrtar i konsideron akuzat të pabazuara dhe të dyshuarit si të mbajtur në mënyrë arbitrare, në kushte që sipas tyre përbëjnë torturë.

Presidenti francez i quajti këto akuza “një provokim ndaj Francës” dhe një “zgjedhje të papranueshme agresiviteti” nga ana e Teheranit.

Ai paralajmëroi se do të ndërmerren kundërmasa nëse akuzat nuk tërhiqen, dhe shtoi se synon të bisedojë së shpejti për këtë çështje me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.

 

 

Po ndodh...