Me vlerë më shumë se 27 mln dollarë, kapet nëndetësja me 800 kg kokainë në Kolumbi
22 Janar 2024, 18:48 / BOTA

Një nëndetëse që mbante pothuajse 800 kg kokainë, të ndarë në pako të stampuara me simbolin e akrepit, është kapur nga autoritetet kolumbiane.
Mjeti nënujor i gjatë 15 metra u kap në ujërat kolumbiane, ndërsa autoritetet vlerësuan se ngarkesa kishte një vlerë prej 27 milionë dollarësh. Sipas tyre destinacioni i saj përfundimtar besohet se ishte SHBA ose Europa.
Po ashtu bëhet me dije se tre personat që ishin në bordin e nëndetëses janë arrestuar.
Sipas BBC droga dhe të dyshuarit u transportuan në Buenaventura, një qytet port kolumbian, ndërsa detaje të mëtejshme për të dyshuarit ende nuk janë bërë të ditura.
-
Rënia e çatisë së Komunës së re në Prishtinë, dy të arrestuar
22 Janar, 18:36 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


