Meksika planifikon të padisë Googlen për çështjen e Gjirit të Meksikës

18 Shkurt 2025, 23:29 / BOTA ALFA PRESS

Meksika planifikon të padisë Googlen për çështjen e
Meksika ka deklaruar se është në pritje të një përgjigje të re nga kompania amerikane Google në lidhje me kërkesën e saj për ta rikthyer plotësisht emrin e Gjirit të Meksikës në platformën “Google Maps”, para se të dërgojë gjigantin teknologjik në gjyq, ka raportuar agjencia AP.

“Ne do të presim për një përgjigje nga Google, dhe nëse ata nuk veprojnë, do të dërgojmë çështjen në gjykatë”, ka deklaruar presidentja meksikane Claudia Sheinbaum.

Meksika ka argumentuar se ndryshimi i emrit nga Gjiri i Meksikës në Gjirin e Amerikës shkel sovranitetin e saj, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nën juridiksion vetëm 46 për qind të Gjirit, kurse pjesa tjetër kontrollohet nga Meksika, e cila ka nën kontroll mbi 49 për qind, dhe Kuba, që kontrollon rreth 5 për qind.

Google kishte ndryshuar emrin nga Gjiri i Meksikës në Gjirin e Amerikës për personat që e përdorin aplikacionin në SHBA, vendim ky që erdhi si rrjedhojë e urdhërit të presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Po ndodh...