Ministri i Jashtëm i Kinës në Mynih: Ne jemi partnerë me BE-në, jo rivalë! Të punomë bashkë për sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, theksoi gjatë takimeve me homologët evropianë se Pekini dhe Bashkimi Evropian duhet të menaxhojnë siç duhet mosmarrëveshjet mes tyre, duke thelluar bashkëpunimin praktik dhe duke punuar së bashku për të përballuar sfidat globale.
Sipas raportimit të Xinhua, deklaratat u bënë në margjinat e Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku Wang zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul dhe homologun e tij francez Jean-Noel Barrot.
Gjatë takimeve, Wang Yi theksoi se zhvillimi i Kinës përbën një mundësi për Evropën dhe se sfidat me të cilat përballet kontinenti nuk burojnë nga veprimet e Pekinit. Ai u shpreh se Kina dhe BE-ja janë “partnerë, jo rivalë”.
“Ndërvarësia nuk është rrezik dhe bashkëpunimi i hapur nuk dëmton sigurinë”, citohet të ketë thënë kryediplomati kinez, duke bërë thirrje për forcimin e dialogut dhe ruajtjen e marrëdhënieve të qëndrueshme mes dy palëve në një kontekst global gjithnjë e më kompleks.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128