Çmontohet karteli shqiptar në Itali, 28 të arrestuar për trafik kokaine

Një rrjet ndërkombëtar kriminal me bazë në Lombardi të Italisë, i lidhur me grupet mafioze “Ndrangheta” dhe “Kamorra”, është çmontuar pas një hetimi të gjerë që përfshiu Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil.
Sipas hetimeve, droga, në vlerë mbi 27 milionë euro, u transportua nga Amerika e Jugut nëpërmjet kontejnerëve detarë, duke u shpërndarë në pjesë të ndryshme të Italisë.
Hetuesit përdorën pajisje të sofistikuara të mesazheve të koduara për të identifikuar dhe ndjekur rrjetin, që kishte kontakte direkte me furnizues shqiptarë të kokainës.
Nga operacioni i Guardia di Finanza dhe DDA e Milanos, u ekzekutuan urdhra arresti për 28 të dyshuar, 25 prej të cilëve u dërguan në burg dhe tre në arrest shtëpiak. Anëtarët e grupit ishin pjesë e një organizate kriminale të armatosur, e cila nxori, drejtua dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me klanet mafioze italiane.
Hetimi zbuloi gjithashtu përfshirjen e një ndërmjetësi kinez, i cili lehtësoi pagesat për dërgesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit të parave “Fei Ch’ien”.
Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 400 kilogramë kokainë, pjesë e 3,5 tonëve të trafikuara nga rrjeti. Hetuesit nënvizuan se bashkëpunimi me Eurojust dhe Europol ishte vendimtar për zbulimin e rrjetit dhe identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve.
Rrjeti përdorte teknikën e “grabitjes” për të fshehur drogën brenda kontejnerëve të transportit të ligjshëm, duke e bërë shpërndarjen më të vështirë për autoritetet.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




