
Ngrohja globale po del jashtë kontrollit, deri në vitin 2200 Toka do të…

Pasardhësit tanë në të ardhmen do të ketë një rrugëtim shumë më të vështirë përgjatë etapave të jetës. Një studim i ri ka dalë në përfundimin se Toka mund të ngrohet me 7 gradë Celsius deri në vitin 2220.
Temperaturat shumë të larta do të bëjnë që të mbjellat të mos rriten ashtu siç duhet, për pasojë do të ketë një krizë në ushqimin dhe urinë.
Ndërkohë që shkrirja e akullnajave dhe ngritja e nivelit të ujit do të bëjë që shumë vende bregdetare të përmbyten e të bëhen të pabanueshme.
Njerëzit duhet të gjejnë një vend tjetër banimi!
Temperaturat ekstrem, tharjet, zjarret dhe stuhitë tropikale do të kthehen në të zakonshme në përditshmërinë e njerëzve të vitit 2200. Gazrat e dëmshëm të lëshuara nga aktivitetet e përditshme të njerëzve kanë shkaktuar atë që njihet si ngrohja globale, ngrohja e planetit Tokë më tepër se normalja.
Sipas ekspertëve shumica e studimeve klimatike deri më tani parashikojnë vitin 2300 si pikën e ngrohjes globale.
Sipas gjetjeve, ka një shans 10% që Toka të vazhdojë të ngrohet me 3°C (5.4°F) deri në vitin 2200, vetëm nëse emetimet e gazrave dhe ndotjes të bien.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128