
Nuk është Venecia, por Dubai! Aeroporte dhe rrugë të përmbytura, shihni kaosin në qytetin e luksit

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, qindra udhëtarë po grumbullohen për të lënë sa më shpejt destinacionin e tyre të pushimeve dikur parajsë. Qyteti, i ndërthurur me luksin, është zhytur nën ujë.
Influencuesi i famshëm Jordan po bën një transmetim të drejtpërdrejtë i bllokuar në Rolls Royce-in e tij të përmbytur. “Tani unë jam nën ujë, si të gjithë miqtë e mi të kriptove,” thotë ai, duke përdorur një frazë të përdorur për investitorët që kanë humbur paratë e tyre.
my rolls royce got flooded and we’re stuck in the middle of the road in dubai ???? pic.twitter.com/3A9BPjusua
— Jordan Welch (@jrdnwelch) April 16, 2024
Në rrugët e tjera që tani janë kthyer në lumenj, makinat e shtrenjta sportive dhe makinat elektrike moderne janë të braktisura, pronarët e tyre janë në varkat e shpëtimit. Dallgët e ujit sjellin mobilje që era i ngrinte nga ballkonet e apartamenteve luksoze. Në Dubai dje, brenda pak orëve, ranë 120 mm shi – një sasi që zakonisht bie në një vit.
Dubai's streets turned into rivers after heavy rains and flash floods. pic.twitter.com/Isktb7JXia
— DW News (@dwnews) April 16, 2024
Imazhet që u shfaqën dukeshin si skena nga Apokalipsi, ose ndonjë film hollivudian me tematikë eskatologjike. Qielli u nxi nga retë. Rrufetë binin çdo disa sekonda. Erërat ishin të forta, shiu i rrëmbyeshëm dhe i pandërprerë bëri që gjithçka të përmbytej. Dubai u bë një lagunë e madhe me erërat që ngrinin valët.
Emiratet nuk janë mësuar me fenomene të tilla. Shiu është i pazakontë në shkretëtirën – ku është ndërtuar Dubai – kështu që nuk ka kanalizime në rrugë apo ndërtesa për të mbledhur ujërat e përmbytjeve. Më shumë se 50 fluturime ose u devijuan drejt destinacioneve të tjera ose u anuluan.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128