
Pengu i liruar izraelit, thirrje Trumpit të ndalojë luftën në Gaza

Ish pengu izraelit Yarden Bibas, gruaja dhe fëmijët e të cilit u vranë, ndërsa mbaheshin nga militantët e Gazës, i ka kërkuar Presidentit të SHBA Donald Trump që të bëjë presion ndaj Izraelit për t'i dhënë fund luftës për të shpëtuar robërit e mbetur.
Në një intervistë të parë që nga lirimi nga Rripi i Gazës në shkurt, nën një marrëveshje armëpushimi që ka dështuar, Bibas tha se rifillimi i operacioneve ushtarake nga Izraeli këtë muaj nuk do të ndihmonte në çlirimin e dhjetëra pengjeve, që ende mbahen në territorin palestinez.
"Ju lutemi ndaloni këtë luftë dhe ndihmoni të ktheni të gjitha pengjet", tha Bibas, duke iu drejtuar Trumpit në një intervistë për CBS News "60 Minutes" të transmetuar të dielën vonë.
"Unë e di se ai mund të ndihmojë," tha Bibas.
"Unë jam këtu për shkak të Trump, unë jam këtu vetëm për shkak të tij, mendoj se ai është i vetmi që mund ta ndalojë këtë luftë përsëri".
Militantët palestinezë rrëmbyen Yarden Bibas, gruan e tij Shiri dhe dy djemtë e tyre të vegjël Ariel dhe Kfir, gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi luftën.
Familja -- dhe veçanërisht Ariel dhe Kfir katër vjeçar, i cili ishte vetëm tetë muajsh kur u kap rob -- u bënë simbol i tragjedisë së pengjeve në Izrael.
Autoritetet izraelite kanë akuzuar Hamasin për vrasjen e Shirit, Ariel dhe Kfir Bibas "me gjakftohtësi".
Hamasi tha në nëntor 2023 se të tre u vranë në një sulm ajror izraelit që goditi vendin ku ata mbaheshin. Trupat e tyre u kthyen në shkurt, pas lirimit të babait.
Yarden Bibas, i pyetur nëse mendonte se luftimet e rifilluara në Gaza mund të inkurajonin Hamasin të lironte pengjet, u përgjigj: "Jo".
Izraeli rifilloi bombardimet intensive më 18 mars dhe më pas nisi një ofensivë të re tokësore, duke i dhënë fund një armëpushimi gati dy-mujor në luftë, në atë që kryeministri Benjamin Netanyahu ka argumentuar se po rezultonte efektive në lëkundjen e negociatorëve të Hamasit.
Bibas i tha CBS Neës se ndërsa ai mbahej në Gaza, bombardimet izraelite ishin "të frikshme, nuk e dini se kur do të ndodhë, dhe kur të ndodhë, keni frikë për jetën tuaj".
Nga 251 pengjet e kapur gjatë sulmit të vitit 2023, 58 mbahen ende në Gaza, duke përfshirë 34 që ushtria izraelite thotë se janë të vdekur.
Armëpushimi që nga janari pa kthimin e 33 pengjeve izraelite, duke përfshirë disa të vdekur, në këmbim të rreth 1,800 palestinezëve në paraburgim izraelit.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128