Përplasje të forta në Parlamentin izraelit, deputetët e ekstremit të djathtë sulmojnë të afërmit e pengjeve
20 Nëntor 2023, 23:36 / BOTA

Tensione dhe momente kaosi kanë mbizotëruar në parlamentin izraelit, mëngjesin e sotëm ndërsa anëtarët e familjeve të rreth 240 pengjeve kërkuan vendosjen e ligjit për dënimin me vdekje ndaj terroristëve palestinezë.
“Ndaloni së foluri për vrasjen e arabëve dhe filloni të flisni për shpëtimin e hebrenjve”, tha i afërmi i njërit prej pengjeve, duke shkaktuar reagime nga anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë Otzma Yehudit.
“Dhimbja nuk është monopoli juaj. Kemi varrosur edhe më shumë se 50 miq e të njohur”, tha një tjetër deputet i partisë.
Por pas debatesh të shumta, ligji nuk u miratua pasi sipas ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir diçka e tillë do të rrezikonte jetën e pengjeve izraelitë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
