Polonia planifikon rifillimin e prodhimit të minave antipersonel

Polonia ka njoftuar planet për të rifilluar prodhimin e minave antipersonel, duke synuar të prodhojë deri në një milionë njësi për të forcuar kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Ky hap erdhi pas njoftimit nga Polonia dhe shtetet baltike se po përgatiten të tërhiqen nga Konventa e Ottawës, që ndalon përdorimin e minave antipersonel.
Pawel Bejda, zëvendësministri i Mbrojtjes, tha se ky veprim është një përgjigje ndaj “kërcënimit të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë” që Polonia po përballet në kufijtë lindorë, duke shtuar se prodhimi i minave do të realizohet nga kontraktorë privatë dhe firma shtetërore.
Prodhuesi i armëve shtetëror, PGZ, do të jetë i përfshirë në realizimin e këtij projekti, që pritet të përfundojë brenda 8-9 muajsh.
Ministri i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, ka theksuar se tërheqja nga Konventa do të kërkojë miratimin e Kabinetit, Parlamentit dhe Presidentit të Polonisë, dhe procedura mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




