
Prada “gëlltit” konkurrentin Versace! Dy emrat e mëdha të modës italiane do të jenë të bashkuara nën një strehë

Koncerni i modës së luksit Prada do të blejë shtëpinë e modës Versace nga shoqëria holding Capri e SHBA-së. Këtë e komunikoi në Milano koncerni Prada, të cilit i përkasin edhe market e luksit si Miu Miu dhe Church’s. Shuma e blerjes jepet me 1,25 miliardë euro.
Me këtë blerje koncerni Prada vazhdon kursin e ekspansionit. Deri më sot Prada i ka bërë ballë rënies së kërkesës në segmentin e mallrave të luksit, ndërkohë që Versace ka pasur humbje kohët e fundit.
Spekulime për blerjen më të hershme
Fuzinimi i dy koncerneve forcon pozicionin e Italisë në degën e luksit të dominuar prej koncerneve franceze. “Ne duam të vazhdojmë trashëgiminë e Versaces, duke e promovuar dhe riinterpretuar estetikën e tij të guximshme dhe që i reziston kohës”, tha shefi i Prada-s, Patrizio Bertelli. Njëkohësisht me Versace-n ofrojmë një platformë të fuqishme, e cila bazohet në investime prej shumë vitesh dhe raporte afatgjata.
Çmimi që paguan Prada për Versace-n është dukshëm nën vlerën e rreth 2,15 dollarëve duke përfshirë edhe borxhet, që i ka krijuar Capri në vitin 2018 kësaj shtëpie mode. Capri Holdings Limited, asokohe e njohur nën emrin Michael Kors, e mori Versace-n nga familja që e themeloi atë dhe investitori financiar Blackstone.
Spekulime për interesin e Prada-s për Versace-n ka pasur qysh në fillim të vitit. Sipas informacioneve të gazetës “Corriere della Sera” së fundi ka pasur edhe disa pengesa. Edhe doganat e posaçme të vendosura nga Donald Trump për vendet e tjera – edhe ndaj Italisë – kanë krijuar shqetësime lidhur me këtë fuzionim..DW
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128