Presidenti rus i bën një dhuratë homologut të tij amerikan! Ja çfarë thuhet se Putini i dhuroi Donald Trump

Presidenti rus, Vladimir Putin, mësohet se i ka bërë një dhuratë shumë personale Donald Trump, duke ia paraqitur atë të dërguarit special të Trump, Steve Witkoff javën e kaluar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk tha se çfarë ishte dhurata, por sipas mediave amerikane, Vitkov tha se ishte një portret i Trump, i pikturuar nga një artist i shquar rus.
Kremlini, tha Peskov, nuk do të japë informacione të mëtejshme zyrtare për dhuratën, e cila ishte personale, përveç nëse Putin vendos të japë më shumë detaje vetë.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se ekziston një dëshirë dhe gatishmëri si në Rusi ashtu edhe në SHBA për të bërë përparim në rrugën drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.
“Kjo ka të bëjë me aspekte të ndryshme, të cilat do të diskutohen në negociatat në Riad ndërmjet përfaqësuesve rusë dhe amerikanë”, tha ai.
Bisedimet, tha ai, “fokusohen në sigurinë e transportit detar në Detin e Zi, veçanërisht për dërgesat e grurit ukrainas”. Rusia anuloi marrëveshjen e mëparshme të Detit të Zi me arsyetimin se po shkeleshin interesat e saj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




