
Raporti, 60 milionë euro detyrime të ndërsjella mes kompanive publike të energjisë

Boxhet e prapambetura mes kompanive të energjisë ndaj njëra-tjetrës kanë një vlerë të akumuluar prej rreth 6 miliardë lekësh apo rreth 60 milionë euro.
Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit që kishte në fokus pikërisht OSHEE Group, Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare vlerëson se në procesin e verifikimit te paraqitjes dhe evidentimit të detyrimeve të ndersjella në pasqyrat financiare te shoqërive OSHEE, KESH dhe OST u konstatua mosaprovimi i pasqyrave financiare në afatet ligjore nga Këshillat Mbikëqyres dhe Asambleja e Ortakëve, të shoqerive OSHEE dhe KESH, gjë e cila vështirëson procesin e konsolidimit të detyrimeve.
“Në marrëdhëniet mes palëve, perfaqësuesit juridike të shoqerive nuk kanë kryer verifikime e vierësime te detyrimeve të ndërsjella pas vitit 2021, per shayrtimin e situatës dhe marrjen e masave korigjuese. OSHEE me KESH, për periudhën deri më 30.11.2024, kane nje diferencë në vlerën 2.2 miliarde lekë. Kjo problematikë eshtë e lidhur me detyrimet që rrjedhin nga marredhëniet tranzitore te ndarjes shoqerive në vitin dhe penalitete te ndryshme midis palëve”thuhet në auditim.
Ndërkohë sipas raportit OST me KESH, për periudhën deri më 30.11.2024, kanë një diferencë në vlerën 1.5 miliarde lekë. Kjo diferencë perbëhet nga faturat të papranuara nga OST, që janë penalitete për moslikujdime në afat, te energjisë elektrike të ofruar per disbalancat, aktivizim rezerve dhe sherbime te tjera.
Edhe në marrëdhenien OSHEE me OST, për periudhën deri më 30.11.2024, KLSh ka konstatuar se kanë një diference ne vlerën 2.3 miliarde leke, e cila përbëhet nga faturime të OST-së ndaj OSHEE-ë në zbatim të vendimit të ERE Nr. 110, datë 14.05.2018, vlerë e ankimuar në gjykatë.
Audituesit vlerësojnë se mosdakordesitë që shoqëritë e sistemit energjitik kanë mes tyre per llogarite perkatëse debitore pengojne procesin e konsolidimit të detyrimeve të mbartura dhe kompensimin/shuarjen e tyre.
“Procesi i konsolidimit të detyrimeve të mbartura eshtë menaxhuar përmes disa marrëveshjeve ristrukturimi afatgjate mes kompanive. Nga grupi i auditimit u konstatua se OSSHE Group sh.a. e cila ka barrën e pagesave ndaj KESHit sh.a. dhe OST sh.a., nuk ka bërë një plan pagesash (skedul) per ndarjen me keste të detyrimeve që kompanitë bija OSSH sh.a., FSHU sh.a. dhe FTL sh.a. do duhet të ja paguajnë duke mundesuar dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj KESH sh.a. dhe OST sh.a..
Mospasja e një marrëveshje per ndarjen me keste të detyrimit respektive që secila kompani ka ndaj KESH sh.a. dhe OST sh.a. ka sjelle edhe mospagesën e këtyre detyrimeve të plota dhe ne kohë duke mos ju permbajtur marrëveshjes që OSHEE Group ka me KESH sh.a. dhe OST sh.a… Për marrëveshjet që OSHEE Group ka ndaj KESH sh.a. dhe OST sh.a. pagesat janë kryer vetëm nga shoqeria OSSH sh.a. por edhe ato pagesa qe janë berë janë jo te plota dhe në mosperputhje me detyrimin që OSSH sh.a. ka”vlerëson raporti. /Monitor
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128