"Ku është LaCivita?"/ Berisha: Nuk e kuptoj pse e bëni këtë pyetje, ai është Marëshall, jo oficer fushe!

24 Mars 2025, 14:06 / POLITIKË ALFA PRESS
"Ku është LaCivita?"/ Berisha: Nuk e kuptoj pse e bëni

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur interesimit të gazetarëve, se ku është udhëheqësi i fushatës së PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita.

Sipas Berishës, Chris LaCivita është në aktivitet të plotë, ndërsa shton se PD është në komunikim të përditshëm me të.

‘Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, është shprehur Berisha.

Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump.

Të vazhdueshëm, online.

Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë.

Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje.

Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë.

Po ndodh...