
Publikohet raporti i parë i Iranit për rrëzimin e Ebrahim Raisit: Nuk u gjetën plumba, por droni…

Asnjë gjurmë plumbash nuk u gjet në trupin e helikopterit të presidentit të ndjerë iranian Ebrahim Raisi, i cili u rrëzua në fillim të kësaj jave, sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit.
“Nuk u gjetën gjurmë plumbash apo objektesh të ngjashme në trupin e helikopterit të rrëzuar”, thuhet në një deklaratë të kanalit televiziv IRIB.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit tha se po publikon gjetjet paraprake të hetimit për aksidentin fatal që i mori jetën presidentit dhe siç thekson “mund të thuhet me siguri se nuk ka pasur plumba”. Raporti përsëriti gjithashtu se mbetjet e helikopterit u gjetën duke përdorur dronët iranianë, duke hedhur poshtë pretendimin e Ankarasë se droni turk Akinci gjeti mbetjet
Arkivoli i Raishi u dërgua në Mashhad në Iranin verilindor pasi funeralit të tij i cili u mbajt në qytetin lindor të Birzad, ku mijëra njerëz dolën në rrugë për të bërë nderimet e tyre të fundit.
Një roje nderi qëndroi në vëmendje ndërsa avioni që mbante arkivolin e Raishit u ul në Mashhad, qytetin e tij, ku ai do të prehet në mauzoleumin me kupolë të artë të Imam Rezës, vendi më i shenjtë i Islamit në Iran, i nderuar nga myslimanët shiitë, varrezat ku prehet imami i shekullit të 9-të Ali al-Reza.
Raisi, 63 vjeç, shihej gjerësisht si një kandidat për të pasuar liderin suprem 85-vjeçar Ali Khamenei. Mohammad Mohber, i cili ishte nënkryetar i parë, ka marrë postin e presidentit të përkohshëm deri në zgjedhjet e 28 qershorit.
Tetë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit vdiqën pas rrëzimit të helikopterit në një zonë malore pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128