Qytetarët 'djegin' Beogradin, dalin në mbështetje të studentëve

28 Qershor 2025, 23:15 / BOTA ALFA PRESS
Qytetarët 'djegin' Beogradin, dalin në mbështetje

 

Mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Serbi. Protesta u organizua nga vetë studentët, të cilët i dhanë qeverisë serbe një ultimatum për shpërndarjen e parlamentit deri në orën 21:00 dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Danas (@danas.rs)

Me kalimin e afatit dhe mungesën e një përgjigjeje zyrtare, studentët shpallën se “protesta nuk është më studentore”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të marrin fatin në duart e tyre. Mijëra protestues marshuan drejt presidencës duke brohoritur kundër presidentit Aleksandar Vuçiç.
Policia ndërhyri me forca të shumta dhe përdori granata trullosëse për të shpërndarë turmën. Situata mbetet e tensionuar përreth ndërtesës presidenciale, ndërsa në rrugët e kryeqytetit janë vendosur forca speciale me automjete të blinduara.

Po ndodh...