Raportohet për 224 viktima dhe mbi 1200 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran, zëdhënësi i IDF-së: Do veprojmë derisa të zhdukim kërcënimin

16 Qershor 2025, 00:02 / BOTA ALFA PRESS

Raportohet për 224 viktima dhe mbi 1200 të plagosur nga sulmet

Ministria e Shëndetësisë së Iranit publikoi sot shifrat më të fundit të viktimave nga sulmet ajrore izraelite që kanë nisur të premten.

Zëdhënësi Hossein Kermanpour konfirmoi se 224 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa 1.277 të tjerë janë plagosur. Nga këta, 522 janë tashmë të liruar nga spitalet, pas trajtimit.

Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se nuk do të ndalet. Në një intervistë për Skynews, zëdhënësi ndërkombëtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkolonel Nadav Shoshani, tha: “Izraeli do të vazhdojë të veprojë derisa të ndjejmë se kemi hequr qafe këtë kërcënim ekzistencial ndaj vendit tonë.”

Ai theksoi se Izraeli ka eliminuar të gjithë komandantët e lartë të regjimit iranian, por nuk komentoi për planet e ardhshme ushtarake.

Pas lajmit të publikuar nga Reuters, sipas të cilit Donald Trump ka qenë kundër ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Shoshani refuzoi të komentonte.

“Nuk komentojmë mbi operacionet e ardhshme”, tha ai sipas Skynews.

 

Po ndodh...

ide