Rasti “Banjska”, tre serbët e dyshuar nuk pranojnë fajësinë në sallën e gjyqit
Dy të dyshuarit për sulmin terrorist të Banjskës, Blagoje Spasojeviç dhe Vladimir Toliç nuk pranuan të deklarohen rreth aktakuzës ndaj tyre ndërsa Dushan Maksimoviç deklaroi se nuk ka marr pjesë në ngjarjen e rëndë të vitit të kaluar. Megjithatë për të tre gjykata konsideroi se nuk pranojnë fajësinë.
Tre serbët që janë në paraburgim për më shumë se një vit akuzohen për kryerjen e veprave terroriste dhe veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
“Të pandehurit Blagoje Spasojeviç, Valdimir Toliç dhe Dushan Maskimoviç duke vepruar sipas përgatitjeve dhe planit të mirëorganizuar paraprakisht përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë t'ia bashkojë territorit të Serbisë”, tha prokurori Naim Abazi.
Të pandehurit tashmë kanë afat prej 30 ditësh të paraqesin kundërshtime ndaj provave në aktakuzë apo edhe kërkesë eventuale për hedhje poshtë të të gjithë aktakuzës.
“Ju e dëgjuat se dy të pandehurit e parë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore që të mos deklarohen për fajësinë, kjo e drejtë garantohet nga Kodi i Procedurës Penale, dhe nuk do të komentoja, nuk do të theksoja veçanërisht arsyet pse ata zgjodhën këtë mënyrë të deklarimit sot”, u shpreh Lubomir Pantoviç
avokat i Blagoje Spasojeviç.
Ndërsa Milos Deleviç, avokati i Vladimir Toliç u shpreh: “Nuk e kontestojmë se ai ka qenë pjesëtar i grupit të armatosur që ka ndodhur në Banjskë atë ditë, mirëpo, tani për tani nuk mund ta pranojmë këtë përmbajtje të aktakuzës”
Avokati i familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku deklaroi para mediave se pret dënime maksimale ndaj të gjithë të pandehurve madje paralajmëroi edhe përfshirje në aktakuzë edhe të personave të tjerë.
“Natyrisht se unë si përfaqësues i familjes së oficerit Afrim Bunjakut pres që të dënohen të gjithë për shkak se ka prova të pakundërshtueshme dhe çdo është e qartë që në fillim por kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet kjo mbetet në strategjinë e prokurorit”, u shpreh Arianit Koçi.
Gjykata Themelore e Prishtinës tashmë ka evituar pengesat procedurale në rastin e Banjskës duke e ndarë procedurën për tre të pandehurit që gjenden në paraburgim, ndërsa është në pritje nëse mund të vijojë me gjykim në mungesë për grupin prej 42 të tjerësh që dyshohet se janë në Serbi.
ide
Pse nuk kemi pasur lider të mëdhenj deri tani?
Trump dhe Europa!
Show me Beqajn në komisionin e "opozitës", si rrezik për politizimin e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128